Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski njoftoi se ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Japoni, Goran Cekov është shkarkuar nga kjo pozitë.
Nga Presidenca njoftojnë se kjo është bërë me kërkesë të Qeverisë.
Cekov është emërkuar në këtë pozitë në kohën kur me MPJ-në po drejtonte Nikolla Dimitrov.
“Ju njoftojmë se ambasadori Goran Cekov është tërhequr nga pozita e ambasadorit në Japoni, i akredituar edhe në Republikën e Koresë, me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në pajtim me Ligjin për Punë të Jashtme.
Lidhur me procedurën e nisur për tërheqjen e tij të hershme, si dhe arsyet e saj, ju drejtojmë të kontaktoni Ministrinë e Punëve të Jashtme për më shumë detaje”, thonë nga Presidenca. /shenja