RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pensioni mesatar në Mal të Zi do të jetë 405 euro

pensioni-mesatar-ne-mal-te-zi-do-te-jete-405-euro

Pensioni mesatar në Mal të Zi është ndër më të lartat në rajon.

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar informacionin me të cilin do të rriten pensionet për 8,35 për qind, me çka pensioni minimal do të jetë rreth 282 euro, ndërsa mesatarja do të shkojë në 405 euro.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq në seancën e Qeverisë së Malit të Zi.

“Në këtë mënyrë, shuma minimale e pensionit që marrin 40 mijë përfitues do të jetë rreth 282 euro dhe do të kalojë 60 për qind të pjesëmarrjes në pagën minimale, që ka qenë premtimi i kësaj Qeverie dhe që po e realizojmë në këtë mënyrë”, ka thënë Damjanoviq.

Nga ana tjetër, shtoi ministri, pensioni mesatar është 374 euro dhe pas këtij rregullimi, të jashtëzakonshëm dhe të rregullt, do të jetë rreth 405 euro.

Pagesa e pensioneve të majit pritet në periudhën nga 18 deri më 20 qershor.

“Shpresoj që me rregullimet që do të ndodhin edhe dy herë këtë vit, shifra e famshme prej 300 euro për pensionin më të ulët do të tejkalohet diku. Pensioni mesatar për herë të parë do të kalojë shumën prej 400 euro në Mal të Zi”, tha Damjanoviq.

Pensioni mesatar në Mal të Zi është ndër më të lartat në rajon. /trt

Related posts

Poloni – Nëntë milionë refugjatë ukrainas kanë hyrë vend që nga fillimi i luftës kundër Rusisë

admin

Mjekët e infermierët braktisin vendin, Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

rezart morina

Meloni: Varësia e tepërt ndaj një vendi është gabim strategjik

admin