RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Ballkani i Hapur”, bashkëpunim për t’u ballafaquar me dimrin e vështirë – VIDEO

“ballkani-i-hapur”,-bashkepunim-per-t’u-ballafaquar-me-dimrin-e-veshtire-–-video

Liderët e vendeve të Ballkanit të Hapur presin dimër të vështirë para nesh, ndoshta dimrin më të vështirë që ka përjetuar kjo gjeneratë. Kriza energjetike dhe ushqimore pritet të arrijë pikun pikërisht gjatë dimrit. Por, Dimitar Kovaçevski, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq u pajtuan që të punojnë bashkërisht me qëllim që qytetarët sa më pak të ndjejnë këtë krizë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut thotë se janë marrë vesh që tre vendet të ndihmojnë njëri tjetrin, sidomos me energji dhe prodhime ushqimore.

“Dimri do të jetë i gjatë dhe më i vështiri që prej Luftës së Dytë Botërore. Është më mirë t’i mbijetojmë së bashku sesa më vetë, ky është thelbi i Ballkanit të Hapur. Si fqinjë të mirë e kemi ndihmuar njëri-tjetrin gjatë Covidit. Do të ndihmojmë njëri-tjetrin nëse përballemi me mungesa në tregun tonë vendas. Nuk do të ketë ndalesa tregtare, qeveritë tona kanë punuar për të rritur prodhimin vendas të ushqimit. Ne po përballemi me çështje të përbashkëta”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nga ana tjetër kërkoi më shumë nga Bashkimi Evropian. Brukseli sipas tij nuk duhet të përsërisë qasjen që kishte gjatë pandemisë, kur u mbyll në vete dhe nuk ndihmoi Ballkanin në kohë sipas tij.

“I adresoj BE-së apelin e përsëritur që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë. BE u mbyll dhe pa vetëm muret e kështjellës së vet. Fatmirësisht të gjithë liderët e BE e kanë pranuar që ky ka qenë një turp. Na duhet një Evropë politike, një bashkim strategjik për të mos përsëritur një situatë si e pandemisë. Vendet e BE kanë buxhetet e tyre dhe të BE ndërkohë ne kemi vetëm buxhetet tona. Do i drejtohemi me shkrim Brukselit dhe vendeve anëtare, do pranonim edhe tre vendet e tjera, për t’i kërkuar mbështetja financiare ekstra përveç buxheteve tona”.

Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kërkoi nga Bashkimi Evropian më shumë mirëkuptim për gjendjen e vendeve të Ballkanit.

“Kërkoj nga partnerët tanë evropian të tregojnë respekt siç kemi treguar ne respekt për ta, të tregojnë respekt për rajonin dhe për gjithë ne. Kuptohet, Bashkimi Evropian është investitori më i madh, Bashkimi Evropian gjithashtu i kupton dhe përfaqëson qëllimet dhe aspiratat tona në mënyrën më të mirë, por ne vetëm kërkojmë që bashkë me problemet e tyre të tregojnë pak më shumë mirëkuptim edhe për ne”.

Në kuadër të këtij Samiti të Ballkanit të Hapur në Beograd, presidenti serb, Aleksander Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski nënshkruan një marrëveshje për sigurinë ushqimore, një plan veprimi për emergjencat civile, një memorandum për artin dhe kinematografinë dhe memorandum bashkëpunimi për minierat dhe energjinë. /shenja

 

 

Related posts

Punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë po vazhdojnë edhe natën

rezart morina

New York, protestohet kundër djegies së Kuranit në Suedi

admin

Shkon në 230 numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Indi

rezart morina