RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Për dy muaj, mbi 174 milionë euro dërgesa nga mërgimtarët

per-dy-muaj,-mbi-174-milione-euro-dergesa-nga-mergimtaret

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka bërë të ditur se dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 kanë arritur vlerën në mbi 174 milionë euro

Sipas BQK-së 87.90 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave nga mërgata për muajin shkurt 2024.

-174.30 milionë euro, vlera preliminare e remitancave

– 64.40%, dërgesat përmes IFJB-ve

-312.70 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimeve

– 2.80 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale

– 555.20 milionë euro, asetet e ndërmjetësve të tjerë financiar

– 60.60%, kreditë e ekonomive familjare, sektori mikrofinanciar

– 41.40 milionë euro, kreditë e reja nga ndërmjetësit e tjerë financiarë

Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024.

Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera totale e tyre, sipas vlerësimeve preliminare, ka arritur në 174.3 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo- bankare me pjesëmarrje prej 64.4 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 19.7 për qind dhe bankat me 15.9 për qind.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 312.7 milionë euro, duke shënuar rritje prej rreth 600 mijë euro krahasuar me janarin e 2024-së.

Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.8 miliardë euro, e cila përfaqëson rritje për 46.5 milionë euro.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shkurt 2024 janë rritur për 15.1 milionë euro, duke arritur vlerën e 555.2 milionë eurove.

Related posts

Trump bëhet presidenti i parë amerikan që dënohet për vepër penale

RTI

Drejtori i shërbimeve sekrete greke jep dorëheqjen pas skandalit të përgjimeve

admin

Turkish Airlines evakuoi rreth 300 mijë njerëz nga zona e tërmetit

admin