Përdorues të shumtë izraelitë të mediave sociale kanë filluar një prirje të diskutueshme duke u tallur me gjendjen e vështirë të palestinezëve në Gaza mes sulmeve të vazhdueshme nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës së rrethuar, transmeton Anadolu.
Derisa në Gaza sulmet izraelite u intensifikuan, postime të shumta nga Izraeli u shfaqën në mediat sociale, duke u tallur me vështirësitë me të cilat përballen palestinezët, përfshirë mungesën e ujit, energjisë elektrike, karburantit dhe ushqimit në enklavë.
Në krijimin e postimeve që tallnin katastrofën humanitare në Gaza, përdoruesit izraelitë filluan një trend të ri në mediat sociale, duke përfshirë një këngë nga një program komedi i vitit 2005.
Në disa postime nga disa përdorues, mes tyre edhe ushtarë izraelitë, u panë duke dalë para kamerës duke ngjyrosur fytyrën, të veshur me shami dhe veshje tradicionale palestineze në përpjekje për të tallur popullsinë e Gazës.
Disa persona me ndikim të mediave sociale gjithashtu morën pjesë në këtë trend.
Në një video, një grua dhe dy vajzat e saj mbulojnë kokën me tallje dhe duke qeshur kërcejnë me tekstin “Kjo ishte shtëpia ime, pa energji elektrike dhe gaz, ishte shtëpia ime dhe ajo e Ahmedit dhe Fatmasë, Abedit dhe Salimit”.
Një tjetër video shfaq një burrë që mbulon kokën dhe kërcen në sfondin e ndërtesave të shembura në Gaza, duke i dhënë një dimension shqetësues trendit.
Ndërkohë, këto video kanë mbledhur miliona shikime në rrjetet sociale dhe ato nuk i kanë shpëtuar kritikave.
Imazhe duke u tallur me popullin e Gazës u shfaqën edhe nga disa anëtarë të parlamentit izraelit (Knesset).
Në një incident tjetër, fëmijët izraelitë të moshës 6 deri në 12-vjeç u detyruan të këndojnë një këngë për Ditën Botërore të të Drejtave të Fëmijëve më 20 nëntor, duke bërë thirrje për shkatërrimin e Gazës.
Pavarësisht reagimit të ashpër në rrjetet sociale, kënga i hoq nga platforma ku u publikua, por vazhdoi të qarkullonte në kanale të ndryshme të rrjeteve sociale.