RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Perëndimi dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit, më i madhi që nga Lu’fta e Ftohtë

perendimi-dhe-rusia-shkembejne-te-burgosurit,-me-i-madhi-qe-nga-lu’fta-e-ftohte

Perëndimi dhe Rusia kanë arritur marrëveshje për shkëmbim të të burgosurve që po konsiderohet si më i madhi që nga Lufta e Ftohtë, raporton BBC të enjten.

Shkëmbimi do të përfshijë 24 të burgosur që mbahen në Rusi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani dhe tri shtete perëndimore.

Reporteri i “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, do të jetë në mesin e të liruarve nga Rusia.

Gershkovich, veterani i marinës amerikane Paul Whelan dhe gazetarja ruso-amerikane Alsu Kurmasheva do të lirohen sipas marrëveshjes së rënë dakord nga administrata Biden, konfirmoi një zyrtar i lartë amerikan.

Shkëmbimi nuk ka ndodhur ende, por pritet gjatë ditës së sotme.

Veprimi vjen pas ditësh spekulimesh për shkëmbim të madh midis vendeve të ndryshme, të cilat u rritën pasi disa disidentë dhe gazetarë të burgosur në Rusi u zhvendosën nga qelitë e burgut në vende të panjohura.

Vladimir Kara-Murza, kundërshtar i Kremlinit me shtetësi të dyfishtë ruso-britanike, është një nga ata të arrestuar, vendndodhja e të cilëve nuk dihet, gjë që ka nxitur pritshmëritë se edhe ai mund të lirohet.

Të tjerë potencialisht në listë janë politikani i opozitës ruse Ilya Yashin dhe aktivisti veteran i të drejtave të njeriut Oleg Orlov.

Në Gjermani, Vadim Krasikov – i identifikuar nga zyrtarët gjermanë si kolonel në shërbimin e inteligjencës FSB të Rusisë – po vuan dënimin e përjetshëm për vrasjen e një kundërshtari të Kremlinit në vitin 2019 në një park të Berlinit.

Ai mund të jetë ndër të burgosurit që Rusia merr në këmbim. Nëse të gjitha shkëmbimet ndodhin, do të jetë një nga shkëmbimet më të mëdha midis Rusisë dhe Perëndimit në histori.

Kjo nuk do të thotë se marrëdhëniet Perëndim – Lindje po përmirësohen.

Related posts

Osmani merr pjesë në përurimin e rrugës “Ibrahim Rugova” në Çair

rezart morina

Bashkia e Tiranës nis fushatë për mbledhjen e ndihmave për familjet e prekura nga tërmetet në Turqi

rezart morina

Zv/presidentja Harris: Vrasja iz’raelite e aktivistes turko-amerikane një “tra’gjedi e tmerrshme”

rezart morina