RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell: Në Gaza ka uri të plotë, po përparon drejt jugut

perfaqesuesi-i-larte-i-be-se,-borrell:-ne-gaza-ka-uri-te-plote,-po-perparon-drejt-jugut

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, theksoi se në veri të Gazës ka një uri e plotë që po përparon drejt jugut dhe bëri thirrje për “armëpushim urgjent”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e tij X, Borrell tha se “Një skenar i frikshëm është realizuar sipas Drejtores Ekzekutive të Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të Kombeve të Bashkuara (OKB), Cindy McCain. Në veri të Gazës po paraqitet një uri e plotë që po përparon drejt jugut”.

Duke vënë theksin se duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë rezoluta 2728 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Borrell bëri thirrje për “armëpushim urgjent, për lirimin e pengjeve dhe për sigurimin e ndihmës ndaj atyre që janë duke vdekur nga uria”.

Izraeli “ka përgjegjësi për të garantuar qasje të plotë, të sigurt, të shpejtë dhe pa pengesë të ndihmës humanitare në shkallë të gjerë”, rikujtoi Borrell i cili deklaroi se “Dënojmë hapur breshërinë e raketave të Hamasit dhe Xhihadit Islamik ndaj rajonit Kerem Abu Salem”.

I njëjti mesazh u nda edhe nga Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave dhe Ndihmën Humanitare, Janez Lenarcic.

Rafah, streha e fundit e palestinezëve të zhvendosur në Gaza

Për shkak të sulmeve të vazhdueshme të Izraelit që nga 7 tetori 2023, të paktën 1,9 milion njerëz janë zhvendosur në Rripin e Gazës, me një popullsi prej rreth 2,3 milionë. Shumica e këtyre palestinezëve u strehuan në qytetin Rafah, të cilin Izraeli e kishte shpallur më parë si “zonë të sigurt”.

Popullsia e Rafahut, e vendosur në pjesën më jugore të Rripit të Gazës në kufirin me Egjiptin, kishte 280 mijë banorë para sulmeve izraelite ndërsa tani është rritur më shumë se 5 herë, duke arritur në gati 1,5 milion.

Shumica e palestinezëve që u larguan nga sulmet izraelite dhe u strehuan në Rafah, ku nuk ka akomodim dhe infrastrukturë të mjaftueshme, po luftojnë për të mbijetuar në kampet e përbëra nga tenda të improvizuara.

Ndërsa paraqiteshin shqetësime se civilëve nuk do t’u mbesë më vend për t’u strehuar në Rripin e Gazës, nëse ushtria izraelite fillon sulm tokësor ndaj Rafah ndaj të cilit ajo kryen shpesh herë sulme ajrore, autoritetet izraelite vazhdonin kërcënimin për të pushtuar Rafah pavarësisht paralajmërimeve që vinin nga komuniteti ndërkombëtar.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, dje duke pretenduar se lëvizja Hamas nuk dëshiron të arrijnë marrëveshje me qeverinë e Tel Avivit për shkëmbimin e pengjeve, theksoi se do të “pushtojnë së shpejti” qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, 34.683 palestinezë përfshirë të paktën 14.944 fëmijë dhe 9.849 gra janë vrarë, ndërsa 78.018 të tjerë janë plagosur.

Ndërsa raportohet se nën rrënoja ka ende mijëra të vdekur, po shkatërrohet infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata.

Në lajmin televizionit shtetëror izraelit KAN, u njoftua se ushtria izraelite ka filluar të evakuojë disa lagje në lindje të qytetit Rafah në afërsi të kufirit izraelit.

Related posts

Mjekoligjorët e Kosovës dhe të EULEX-it vizitojnë një lokacion në Novi-Pazar

rezart morina

Komandanti i KFOR-it: Kosova dhe Serbia të marrin përgjegjësi për zhvillimet në veri

admin

Kina zhvillon stërvitje rreth Tajvanit “kundër bashkëpunimit me fuqitë e huaja”

admin