Mjalti është produkti më i shëndetshëm që mund të konsumoni në mëngjeset tuaja. Përveçse është shumë i shëndetshëm, është shumë i shijshëm. Një lugë mjaltë përmban 64 kalori, nuk ka përmbajtje të kolesterolit, yndyrës dhe sodiumit.
Më poshtë ju kemi sjellë disa përfitime nga mjalti!
-Ndihmon në pakësimin e reaksioneve alergjike, pasi ka përmbajtje të polenit.
-Lufton kundër anemisë.
-Qetëson kollitjen prandaj preferohet shumë të konsumohet gjatë stinëve të ftohta, gripit dhe ftohjes.
-Ndihmon në mënyrë natyrale të flini më mirë, konsumimi i mjaltit rrit nivelet e seratoninës dhe insulinës, ndërsa trupi sistematikisht i konverton në melatoninë, dhe kjo ndihmon të keni gjumë të rregullt.