RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Politikania më e fuqishme e Argjentinës dënohet për korrupsion

politikania-me-e-fuqishme-e-argjentines-denohet-per-korrupsion

Një gjykatë federale në Argjentinë e shpalli të martën zëvendëspresidenten e vendit  Cristina Fernández de Kirchner, fajtore për korrupsion në një çështje që lidhet me dhënien e punëve publike gjatë mandatit të saj presidencial (2007-2015).

Prokurorja propozoi një dënim me 12 vjet burg, ndërsa zëvendëspresidentja Kirchner mohoi akuzat kundër saj dhe e quajti gjyqin “të motivuar politikisht ” .

Zëvendëspresidentja e vendit dhe presidentja e Senatit që nga viti 2019, Christina Kirchner gëzon imunitet, i cili mund të hiqet nga Gjykata e Lartë vetëm nëse e lë në fuqi dënimin e saj.

Nëse kjo nuk ndodh, Kirchner do të jetë në gjendje të kandidojë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në fund të vitit 2023, megjithëse ajo ende nuk ka thënë nëse ka ndërmend ta bëjë këtë.

E sigurt është se ajo do të apelojë vendimin, ndaj aventura ligjore pritet të zgjasë disa vite.

Related posts

FOTO/ Publikohen pamjet kur policia britanike merr azilkërkuesit për t’i dërguar në Ruandë! Sekretari i Brendshëm: S’do ndalemi! Kontrabandistët rrahin emigrantët dhe i godasin me thika

admin

Osmani refuzon të komentojë vendimin e Kushtetueses para mediave: Jemi deklaruar për tema të tjera

RTI

10 mijë trupa rrethojnë qytetin në El Salvador në përpjekje për të goditur bandat

admin