Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një depo e një kompanie për prodhimin e parketit në Drenas.
Sipas policisë përveç dëmeve materiale të lënduar nuk ka.
“Gllogoc / 01.01.2024 – 07:22. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri depoja e një kompanie për prodhimin e parketit. Përveç dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në njoftim.