RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfundojnë punimet e asfaltimit në lidhjen me Mazgitin, hapet segmenti për qarkullim

perfundojne-punimet-e-asfaltimit-ne-lidhjen-me-mazgitin,-hapet-segmenti-per-qarkullim

Punimet e asfaltimit në lidhjen rrugore me Mazgitin kanë përfunduar dhe segmenti është hapur për qarkullimin e automjeteve, ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Sipas Ministrisë, ndërhyrja është realizuar si masë e përkohshme për të përmirësuar kushtet e qarkullimit dhe për të rritur sigurinë në këtë segment rrugor, deri në përfundimin e analizave teknike për zgjidhjen afatgjatë të problemit me ujërat nëntokësore, të cilat po dëmtojnë trupin e rrugës.

“Siç edhe ishte planifikuar, punimet e asfaltimit në lidhjen me Mazgitin kanë përfunduar dhe segmenti tashmë është hapur për qarkullimin e automjeteve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndërkohë, gjatë ditëve në vijim pritet të përfundojë edhe vendosja e sinjalizimit horizontal, me ç’rast do të kompletohen të gjitha punimet në këtë fazë të projektit.

Related posts

Gjuha shqipe përfshihet zyrtarisht në kurrikulën e Harvardit

admin

Mbaheshin të burgosur në Iran, arrijnë në Katar 5 shtetasit amerikanë

admin

Këtë vit 25 milionë nigerianë do të përballen me krizën ushqimore

admin