Kanë përfunduar ushtrimet e ushtarëve të KFOR-it nga Ura e Ibrit pas disa orësh.
Tëvë1 më herët raportoi për shtimin e forcave të KFOR-it, mbi Urën e Ibrit, ku sipas karabinierëve, forcat e shtuara janë si vazhdim i trajnimit të së shtunës.
Kurse edhe ditë më parë janë parë trupa e automjete të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit.
Ndryshe, KFOR-i ka prani të përhershme në urën mbi lumin Ibër.
Qeveria e Kosovës në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Megjithatë, vendet e QUINT-it deklaruan se nuk e mbështesin hapjen për trafik të Urës në këtë moment.
Ndërkohë Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, deklaroi se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.