RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfundon aksioni anti-drogë në Dukagjin, asgjësohen 180 bimë të llojit marihuanë

perfundon-aksioni-anti-droge-ne-dukagjin,-asgjesohen-180-bime-te-llojit-marihuane

Ka përfunduar aksioni anti-drogë i cili u zhvillua mëngjesin e sotëm në zonën e Dukagjinit, nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë së Pejës.

Prokurori Ersan Qavolli për Telegrafin tha se nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona dhe janë bastisur 10 lokacione në Deçan e Gjakovë.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se janë konfiskuar 180 bimë narkotike të llojit marihuanë të gjata 2 deri në 4 metra.

“Janë bastisur 10 lokacione nën dyshimin për narkotikë, me ç’rast janë sekuestruar sasi të ndryshme të llojeve të narkotikëve, përfshirë kanabis dhe kokainë dhe prova të tjera materiale, të cilat do të shërbejnë për ndriçimin e kësaj çështje penale”.

“Aktualisht në një plantacion janë diku 180 bimë narkotike të llojit marihuanë të cilat janë duke u asgjësuar nga njësitë relevante policore me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, tha Qavolli.

Tutje, ai deklaroi se hetimet që rezultuan me aksionin e sotëm kanë nisur shumë kohë më parë.

Related posts

Itali, rreth 1.000 persona evakuohen për shkak të rrëshqitjeve të dheut

Muhamet Ramadani

Dy anije me 15 mijë tonë drithë largohen nga Ukraina

admin

BE thotë se “nuk duhet spekuluar” rreth raportit të Borrellit për masat ndaj Kosovës

Muhamet Ramadani