RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfundon biseda trepalëshe, vazhdojnë takimet dypalëshe

perfundon-biseda-trepaleshe,-vazhdojne-takimet-dypaleshe

Në Bruksel ka përfunduar rundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Siç mëson Radio Evropa e Lirë do të ketë takime dypalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së, me qëllim që liderët të takohen sërish gjatë ditës.

Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka arritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Related posts

Spanjë, rajoni i Andaluzisë në alarm të kuq për shkak të Stuhisë Leonardo

Hevzi

SHBA bojkoton forumin për migracionin, akuzon OKB-në për lehtësimin e “pushtimit” të vendit

RTI

Rusia pretendon se e ka penguar ofensivën e ushtrisë ukrainase në Donetsk

Muhamet Ramadani