RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shfaqen grafite në veri të Mitrovicës: “Mos u shqetësoni! Ne jemi këtu! Po presim!”

shfaqen-grafite-ne-veri-te-mitrovices:-“mos-u-shqetesoni!-ne-jemi-ketu!-po-presim!”

Dje në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në takime të ndara para takimit të sotëm Kurti-Vuçiq në Bruksel për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në fjalën e tyre dje, palët edhe një herë kanë konfirmuar se janë në mbështetje të misionit të KFOR-it në Kosovë, teksa Stoltenberg ka deklaruar se janë të gatshëm për ndërhyrje në rast të ndonjë përshkallëzimi të situatës në veri të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, mëngjesi i sotëm para takimit Kurti-Vuçiq ka gjetur veriun e Kosovës në një situatë tjetër “shqetësuese” për qytetarët. Në veri të vendit janë shfaqur grafite në rrugë ku thuhet “mos u shqetësoni, ne jemi këtu, po presim”.

Grafite të ngjashme ishin shkruar edhe më herët në rrugët e Mitrovicës veriore, por edhe në komuna të tjera të vendit, ndërsa tani është shfaqur edhe nënshkrimi “Brigada e Veriut”.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende detaje për rastin.

Related posts

Një i vdekur e 303 raste të reja me koronavirus të shtunën

admin

Raisi fillon turneun në Afrikë, kërkon bashkëpunim ekonomik

rezart morina

Ka filluar takimi mes Bislimit, Lajçakut dhe Petkoviqit në Bruksel

rezart morina