Ka përfunduar transferimi i një batalioni komando pas kërkesës së Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s, transmeton Anadolu.
Një pjesë tjetër e batalionit komando të Komandës së Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë e vendosur në rrethin Lüleburgaz të qytetit Kırklareli, e cila ishte caktuar si njësi rezervë, mbërriti në aeroportin ushtarak në Çorlu.
Ushtarët turq pas përgatitjes në këtë vend, me avionë ushtarakë u nis drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ushtarët u pritën nga ambasadori turk në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı ndërsa më pas kaluan në kazermën “Sulltan Murat”.
Kosova’da görev yapacak olan 65’inci Mekanize Piyade Tugay Komutanlığımıza (Lüleburgaz) bağlı komando taburunun ilk kafilesi Kosova’ya intikalini tamamladı. Barış ve huzurun korunması için Kosova’da bulunan Kahraman Mehmetçiklerimize hayırlı başarılı görevler diliyoruz.… pic.twitter.com/9TTgcJyusI
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) June 4, 2023