Mësueses Remzije Lezi nga Reshtani i Suharekës tashmë i është shqiptuar vendimi për moslejimin e ushtrimit të profesionit të saj si mësuese pranë shkollës Flamuri i Arbërit për shkak të SHAMISË.
Ky vendim është marrë bazuar në udhëzimin administrativ që ndalon bartjen e mbulesës në institucionet publike.
Kujtojmë se në javët e fundit u organizua një peticion për shfuqizimin e këtij udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e shamisë në institucoonet publike shkollore dhe pavarësisht të mbështetjes masive Ministria e Arsimit nuk e shfuqizoi.