RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: Nuk do të ekzekutojmë urdhër arresti kundër Netanyahu

scholz:-nuk-do-te-ekzekutojme-urdher-arresti-kunder-netanyahu

Kancelari Olaf Scholz sot shmangu komentet nëse Gjermania do të ekzekutonte një urdhër arresti të mundshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke theksuar se ende nuk ka një urdhër të tillë dhe se Izraeli është një shtet me një gjyqësor të pavarur.

“Do të vendosë një panel gjyqtarësh. Dhe kur të marrin vendimin e tyre, gjyqtarët do të kenë parasysh që Izraeli është një shtet demokratik, me një gjyqësor të fortë dhe të pavarur”, tha Scholz, duke iu përgjigjur një pyetjeje në kuadër të një konference për shtyp me kryeministrin portugez.

Megjithatë dje, në pyetjen nëse qeveria federale do të kërkonte arrestimin e Netanyahut në tokën gjermane nëse do të ishte lëshuar një urdhër i ngjashëm, zëdhënësi Steffen Hebstreit u përgjigj “sigurisht, ne i përmbahemi ligjit”, duke theksuar në të njëjtën kohë se kjo është një pyetje hipotetike.

Respektimi i vendimeve të GJNP-së është një “pozicion themelor” i qeverisë, sqaroi më tej Hempstrait.

Në të njëjtën mënyrë, Ministrja e Jashtme Analena Burbock, në një intervistë për Bild, tha për një pyetje të ngjashme: “Ne kemi mbështetur gjithmonë Gjykatën Penale Ndërkombëtare si qeveri, si kancelarinë ashtu edhe ne si ministria e jashtme.

Ne vlerësojmë pavarësinë e gjykatave.” /abcnews

Related posts

Aktakuzë ndaj Gjergj Dedajt për kanosje të presidentes Osmani

admin

Nga Moska në Siberi: Grafiti “Kur ushtria kthehet në Kosovë” u shfaq në mbarë Rusinë

admin

Arabia Saudite thirrje për zgjidhje politike të konfliktit sirian

admin