Është mbajtur një ceremoni për të përkujtuar jetën e një gruaje viktoriane që ndihmoi në ngritjen e xhamisë më të hershme të njohur në Mbretërinë e Bashkuar.
E lindur si Francess Elizabeth Murray (Fatima Cates), besohet të jetë gruaja e parë që u konvertua në Islam në tokën britanike kur u bë muslimane në 1887.
Ajo mori emrin Fatima – sipas njërës prej vajzave të Profetit Muhamed (a.s) – dhe shpejt u emërua arkëtare e Institutit Musliman të Liverpulit.
Muslimanët britanikë e përshkruan atë si një “pionere” të Islamit në vend gjatë ceremonisë së vendosjes së një guri përkujtimor në varrin e saj në varrezat e Anfield-it.