RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytje dhe evakuime nga stuhia e madhe në Slloveni

permbytje-dhe-evakuime-nga-stuhia-e-madhe-ne-slloveni

Një stuhi e fortë goditi pjesën veriore, perëndimore dhe qendrore të Sllovenisë, duke shkaktuar përmbytje në shkallë të gjerë.

Bazuar në të dhënat e Administratës për Mbrojtje dhe Shpëtim, në 12 orët e fundit janë regjistruar më shumë se 1.000 incidente, ndërsa në ndihmë kanë dalë 168 zjarrfikës. Njerëzit nga tri kampe u evakuuan.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, i cili që nga mbrëmja e së enjtes po shkakton probleme në disa pjesë të Sllovenisë, shumë zjarrfikës janë në terren gjatë gjithë natës.

Përmbytjet kanë prekur edhe pellgjet e Koroshkës dhe Zgornjesavinjskës. Në Kurshkoj, shumë rrugë janë të mbyllura për trafikun, lumenjtë tashmë kanë kaluar brigjet e tyre, shumë shtëpi dhe bodrume janë përmbytur dhe shumë rrëshqitje dheu janë shkaktuar, tha për STA Administrata e Mbrojtjes dhe e Shpëtimit në Slloveni.

Aktualisht qasja në Komunën e Solçavës është e pamundur. /trt

Related posts

IKD: Qeveria në detyrë po cenon rendin kushtetues dhe po uzurpon kompetencat ligjore

RTI

VIDEO/ Të bërtitura dhe njerëz që largohen, momenti kur qëllohet me armë në sallën e koncerteve në Moskë! Autoritetet ruse: Sulm terrorist! Reagon edhe Shtëpia e Bardhë

admin

New York Times: Si i bleu Netanyahu rezultatet e Eurovisionit

Irfan Jahiu