RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytje në Brazil, 36 të vdekur

permbytje-ne-brazil,-36-te-vdekur

Autoritetet braziliane njoftuan se të paktën 36 persona kanë vdekur nga përmbytjet e mëdha dhe nga rrëshqitjet e dheut, raportoi BBC-ja të hënën.

Përmbytjet ndodhën në qytetin Sao Paulo, ku sasia e shiut shkaktoi përmbytje të mëdha, ndërsa kryebashkiaku i qytetit, Sao Sebastiao, tha se situata është kaotike.

“Ekipet e kërkimit dhe të shpëtimit nuk po arrijnë në disa vende, është situatë kaotike. Ne nuk e kemi vlerësuar ende shkallën e dëmit. Po përpiqemi të shpëtojmë njerëz”, tha ai.

Një zyrtar i Mbrojtjes tha se numri i viktimave do të rritet ngase situata është shumë alarmante. /koha

Related posts

Raporti preliminar i IKKL-së: Në luftën e fundit në Kosovë u vranë 12 mijë e 230 persona

Irfan Jahiu

BE-ja i dorëzon Kosovës dhe Serbisë versionin e fundit të propozimit franko-gjerman

admin

Çfarë është lija e majmunit dhe si përhapet? Ja shenjat e para që tregojnë se jeni infektuar nga kjo sëmundje ngjitëse

admin