RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Përmbytje në Indi, zhvendosen mbi 100 mijë njerëz

permbytje-ne-indi,-zhvendosen-mbi-100-mije-njerez

Përmbytjet e shkaktuara për shkak të reshjeve intensive që kanë prekur rajonin Assam të Indisë, kanë lënë nën ujë 108 fshatra dhe kanë shkaktuar zhvendosjen e 115 mijë njerëzve, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “Ani News”, reshjet e dendura të shiut në 24 orët e fundit shkaktuan përmbytje në rajonin Assam të Indisë dhe në Mbretërinë fqinje Bhutan.

Në rajonin Assam për shkak të përmbytjeve, 108 fshatra kanë mbetur nën ujë, ndërsa janë zhvendosur mbi 115 mijë njerëz. Banorët e rajonit thanë se kanë humbur gjithçka dhe se nuk kanë asnjë vend tjetër strehimi përveç anëve të mureve të digës.

Në vendet ku përmbytja është efektive, thuhet se shumica e rrugëve dhe urave janë bërë të papërdorshme.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive në Assam njoftoi se niveli i ujit ka tejkaluar kufirin e rrezikshëm dhe se po përmbyten gjithnjë e më shumë sipërfaqe.

Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive bëri të ditur se në rajon vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe se dje janë shpëtuar 1.280 persona nga zona e fatkeqësisë.

Related posts

Indi, përplasje midis policisë dhe banorëve për shkak të shembjeve pranë xhamisë

admin

Shtetet e Bashkuara, sanksione të reja ndaj Iranit

admin

Situatë e qetë në Jarinjë, motoçiklistët nga Serbia nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

admin