RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Ukraine, numri i viktimave nga shkatërrimi i digës Kakhovka rritet në 46

ukraine,-numri-i-viktimave-nga-shkaterrimi-i-diges-kakhovka-rritet-ne-46

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shpërthimi në digën Kakhovka në rajonin jugor Kherson të Ukrainës u rrit në 46, transmeton Anadolu.

Agjencia ruse e lajmeve TASS njoftoi se sipas të dhënave të fundit, 46 persona humbën jetën, 122 persona u plagosën. Duke cituar shërbimet lokale të urgjencës, raportohet se në mesin e atyre që u shtruan në spital, ka pacientë me hipotermi dhe lëndime të tjera.

Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për kryerjen e sulmeve më 6 qershor, të cilat çuan në shkatërrimin e mureve të digës, duke rezultuar në përmbytjen e zonave afër.

Përpos kësaj, Vladimir Saldo, kreu i qeverisë së rajonit i emëruar nga Rusia, tha në Telegram se forcat e armatosura ukrainase përdorën raketa StormShadow të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar për të bombarduar urat që lidhin rajonin Kherson me Gadishullin e Krimesë.

Sergey Aksyonov, kreu i Krimesë i emëruar nga Rusia, tha gjithashtu në Telegram se janë sulmuar dy urat hekurudhore Chongarsky dhe urat automobilistike.

Ai shtoi se ekspertët janë duke inspektuar dëmet për të përcaktuar nëse infrastruktura mund të përdoret më tej për transport.

Related posts

Kosova përfituese e 21 projekteve nga BE-ja në fushën e ngritjes së kapaciteteve në arsim

admin

35,857 palestinezë të vrarë në luftën e Izraelit në Gaza

Muhamet Ramadani

Irani paralajmëron: Anijet nga ‘shtetet armiqësore’ do ta kenë të vështirë në Ngushticën e Hormuzit

admin