RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytje në Stamboll, shënohen viktima

permbytje-ne-stamboll,-shenohen-viktima

Guvernatori i Stambollit, Davut Gül, në rrjetet sociale njoftoi se janë regjistruar afër 125 litra reshje për metër katror.

Zyra e Guvernatorit në Stamboll ka konfirmuar se dy persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në rrethet Başakşehir dhe Küçükçekmece.

Zyra e Guvernatorit njoftoi se shirat e dendur tashmë kanë ndaluar në Arnavutköy dhe Başakşehir.

Guvernatori i Stambollit, Davut Gül, në rrjetet sociale njoftoi se janë regjistruar afër 125 litra reshje për metër katror.

“Qytetarët, shtëpitë e të cilëve janë të pabanueshme për shkak të përmbytjeve dhe ata në rrezik nga përmbytjet, mund të kërkojnë strehim në objektet publike duke telefonuar 112”, tha Gül.

Më vonë, ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, tha se njëri nga viktimat ishte shtetas i jashtëm që humbi jetën në Küçükçekmece.

Viktima tjetër në Başakşehir u identifikua një grua 57-vjeçare, e cila u raportua se u kap nga shiu i dendur jashtë shtëpisë.

Ajo u përfshi nga përmbytjet dhe kalimtarët e rastit arritën ta shpëtojnë pasi u bart afër 1 kilometër nga ujërat e vrullshme.

Me mbërritjen e ekipeve mjekësore në vendngjarje, u konfirmua se gruaja ishte pa shenja jete.

Ministri Yerlikaya shprehu ngushëllimet e tij.

Ai po ashtu tha se pesë persona janë plagosur, tre prej të cilëve janë liruar menjëherë pas trajtimit ambulator.

Related posts

Hamasi publikon pamjet e sulmit që vrau një numër të madh trupash izraelite

admin6

Bangladesh, 21 të vdekur brenda ditës nga “ethet e dengës”

admin

Diplomohet grupi i parë shofereve të trenave në Arabinë Saudite- VIDEO

admin