RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasadori amerikan e quan “historike” mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Gazën

ambasadori-amerikan-e-quan-“historike”-mbledhjen-e-keshillit-te-sigurimit-per-gazen

Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, ka përshëndetur si “historike” mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku u diskutua një propozim për forcimin e armëpushimit në Gaza.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Egjipti, Katari, Arabia Saudite, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Waltz tha në platformën X se mbledhja tregon udhëheqjen e fortë të Donald Trump-it në çështjen e Gazës.

Sipas agjencisë Reuters, SHBA-ja po kërkon një mandat të Këshillit të Sigurimit për krijimin e një force stabilizimi që do të vepronte në Gaza për një periudhë dyvjeçare kalimtare, gjatë së cilës Hamasi do të çarmatoset dhe do të vendosen struktura të reja qeverisëse. /mesazhi

Related posts

Francë: Vazhdojnë protestat dhe grevat kundër reformës në pensione

admin

Zjarr në një depo nafte në jug të Rusisë, guvernatori i rajonit akuzon Kievin: Qëlluan me dronë drejt cisternave. Nuk ka viktima

admin

Grajqevci s’beson se Serbia do t’i tregojë varrezat masive

Muhamet Ramadani