RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përse Arabia kundërshton përfshirjen e Egjiptit në Marrëveshjen e Mekës?

perse-arabia-kundershton-perfshirjen-e-egjiptit-ne-marreveshjen-e-mekes?

Riadi nuk fal Kajron për lojërat e dyfishta me Tel Avivin dhe Abu Dhabin

Sipas burimeve të afërta me vendimmarrjen saudite, Arabia ka kundërshtuar ashpër përfshirjen e Egjiptit në paktin e mbrojtjes të nënshkruar javën e kaluar në Meke me Turqinë dhe Pakistanin.

Megjithëse Ankaraja ka lobuar fuqimisht për përfshirjen e Kajros, Riadi ka vendosur ta mbajë Egjiptin jashtë këtij aleance, të paktën për momentin.

Arsyeja kryesore e këtij qëndrimi është zhgënjimi i thellë i sauditëve me regjimin e presidentit Abdel Fattah el-Sisi. Burimet saudite theksojnë se Egjipti nuk ofron më vlerën strategjike dhe ushtarake që ka pasur dikur.

Madje, ato e përshkruajnë marrëdhënien si një lidhje ku Egjipti vetëm merr pa dhënë asgjë në këmbim. Një nga çështjet që ka irrituar më shumë Riadin është roli i dobët dhe jo i besueshëm i Egjiptit në luftën saudite kundër Huthive në Jemen.

Gjithashtu, Egjipti nuk ka ofruar mbështetje të ngjashme për Arabinë Saudite siç i ka ofruar Emirateve të Bashkuara Arabe, sidomos gjatë përballjeve me Iranin. Ndërsa Sisi dërgoi sisteme të mbrojtjes ajrore në Abu Dhabi dhe vizitoi liderin e Emirateve disa herë gjatë luftës, nuk ndërmori hapa të ngjashëm ndaj Riadit.

Burimet theksojnë gjithashtu shqetësimin në rritje të sauditëve për atë që ata e quajnë “nënrenditje” e Egjiptit ndaj Emirateve. Kjo ka bërë që Riadi të dyshojë seriozisht në besnikërinë e Sisi-t, duke e konsideruar atë të paparashikueshëm dhe të paaftë për t’u besuar në çështje të rëndësishme sigurie.

Politikat e Emirateve në Somaliland, marrëdhëniet strategjike me Izraelin, mbështetja për Etiopinë në çështjen e Digës së “Rilindjes” dhe përkrahja për Forcat e Mbështetjes së Shpejtë në Sudan, shihen nga Riadi si në kundërshtim me interesat e Egjiptit, por Kajro vazhdon të angazhohet me Abu Dabin.

Një burim tjetër saudit, thekson se Egjipti është bërë gjithnjë e më i varur nga mbështetja financiare e Gjirit, pa ofruar reciprocitet. Ndryshe nga Turqia, e cila ka një industri të sofistikuar të mbrojtjes, dhe Pakistani, i cili ka një sektor të vendosur të prodhimit të armëve dhe një ushtri të madhe, Egjipti ofron pak në aspektin teknologjik ushtarak.

Kapaciteti i tij prodhues është i përqendruar kryesisht në prodhimin civil dhe jo në teknologjitë e avancuara të mbrojtjes. Interesant është fakti se, pavarësisht dëshirës së Turqisë për përfshirjen e Egjiptit, burimet saudite e kundërshtojnë pretendimin se vetë Kajroja ka refuzuar paktin.

Ato thonë se Sisi do të ishte i etur për t’u bashkuar për të përfituar financiarisht, por Riadi nuk e ka lejuar atë. Media sociale saudite ka pasur gjithashtu një qëndrim të ashpër kundër përfshirjes së Egjiptit.

Llogari anonime, të cilat besohet se lidhen me të afërm të Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman, kanë deklaruar se “dera e aleancës nuk është e hapur për ata që duan vetëm të zgjidhin problemet e tyre dhe të përfitojnë pa marrë pjesë në misionin e sigurisë së rajonit”.

Është theksuar se “ka marrë fund epoka e të drejtave iluzore dhe bamirësisë së njëanshme”. Megjithatë, të tre burimet theksojnë se dera nuk është mbyllur plotësisht për Egjiptin në të ardhmen.

Por për momentin, Riadi ka vendosur që Kajro të mos jetë pjesë e këtij aleance të re, duke e parë atë më shumë si një barrë sesa si një aset strategjik.

Ky vendim tregon një ndryshim të rëndësishëm në dinamikat e rajonit, ku Egjipti, dikur një shtyllë e fuqisë arabe, po humbet gradualisht rëndësinë e tij në sytë e aleatëve tradicionalë të Gjirit. /tesheshi

Related posts

“Joe, kalo pishtarin”- Protesta para Shtëpisë së Bardhë në SHBA, thirrje Biden të tërhiqet nga gara presidenciale

admin

OKB: Këtë vit 400 mijë emigrantë mund të kalojnë hendekun Darien midis Kolumbisë dhe Panamasë

admin

Daçiç: Do të jetë lajm i keq nëse qeveria e re e Malit të Zi do të jetë pa serbët

admin