RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, 45 vatra zjarri të raportuara në 24 orët e fundit

shqiperi,-45-vatra-zjarri-te-raportuara-ne-24-oret-e-fundit

Në Shqipëri janë raportuar 45 vatra zjarri në 24 orët e fundit, nga të cilat 12 vijojnë aktive dhe një është në monitorim, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes informoi se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 72 automjete zjarrfikëse dhe 839 forca operacionale.

Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar gjithashtu 250 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore ndërsa aktualisht në terren vijojnë të operojnë 167 efektivë të FA-së, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Në shumicën e zonave ku po kryhen ndërhyrjet e autoriteteve shqiptare aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve nga toka dhe ajri, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe zonave të banuara, si dhe izolimin dhe shuarjen sa më të shpejtë të vatrave aktive.

Related posts

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Georg Schnetzer

admin

Dalin rezultatet e analizave, uji i lumit Llap dhe ai i Lepencit janë të ndotur

admin

Kolonët hebrenj bastisin xhaminë Al-Aksa në Vitin e Ri Hebraik – VIDEO

admin