Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Peru, do ta padisë kompaninë spanjolle të naftës “Repsol” për shkak të derdhjes së një sasie të madhe të naftës në plazhet në Lima, në janar të këtij viti.
Derdhja, të cilën Peruja e quajti fatkeqësinë më të keqe ekologjike rreth Limës në vitet e fundit, bëri që të rrjedhin më shumë se 10.000 fuçi nafte në Oqeanin Paqësor, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Padia civile kërkon 3 miliardë dollarë për dëmtim mjedisor dhe 1.5 miliardë dollarë për dëme ndaj vendasve.
Repsol ka mohuar përgjegjësinë lidhur me këtë çështje.
Kompania fillimisht tha se derdhja ishte shkaktuar nga “valë të papritura dhe të jashtëzakonshme të prodhuara nga shpërthimi vullkanik në Tonga”. Megjithatë, më vonë fajësoi cisternën e naftës.
Të martën, një gjykatës peruan pranoi padinë prej 4.5 miliardë dollarësh nga Indecopi kundër Repsol, që do të thotë se çështja do të shkojë në gjykatë.
Në fillim të këtij viti, presidenti i Perusë, Pedro Castillo e ka përshkruar derdhjen e naftës në det si “një nga eksodet më të mëdha ndonjëherë të shkaktuar në brigjet e vendit”.