RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përurohet parku 144 mijë euro në Shtimë, Kurti thotë se këto hapësira lidhin individin me vendin

perurohet-parku-144-mije-euro-ne-shtime,-kurti-thote-se-keto-hapesira-lidhin-individin-me-vendin

Në komunën e Shtimes këtë të diel është përuruar parku i ri në fshatin Davidovc. Vlera e këtij projekti kap shumën e 144 mijë euro.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

‘’Park dhe kënd i lodrave në fshatin Gjyrkoc, Davidoc të ShtimesBashkë me Kryetarin, Qemajl Aliun, Shefin e Grupit Parlamentar të SPD-së në Kuvendin e Qarku Unna, Gjermani, z. Hartmut Ganzke dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, përuruam këtë park në të cilin po vazhdojnë ende punimet.Për ta gjelbëruar Komunën dhe për të krijuar hapësira të përbashkëta, vlera e projektit kapë shumën e 144 mijë euro, në një siperfaqe prej 1 hektar’’, është shprehur Kurti.

Më tutje Kurti ka thënë se përveç gjelbërimit e këndit të lodrave për fëmijë, parku do të ketë edhe fusha sportive, tavolina shahu, pingpongu e parking për vetura.

“Të gjitha vendimet e mëdha politike merren për të tashmen dhe për të ardhmen. E tashmja dhe e ardhmja janë fëmijët, andaj ku ka më mirë sesa në Shtime të kremtohet 33-vjetori i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, pikërisht me këtë park për fëmijët, ku ata do të mund të kalojnë qaste të këndshme me njëri-tjetrin. Urojmë që edhe ky park do të kthehet një vend ku shumë fëmijë dhe grupmosha të ndryshme do të kalojnë kohën e lirë dhe do të përjetojnë momente së bashku. Janë këto hapësira që e lidhin individin me vendin. Ky park është 144 mijë euro dhe ka një sipërfaqe prej 1 hektar”, tha Kurti.

Related posts

Cikloni “Ilsa” me shpejtësi 250 km në orë pritet ta godasë Australinë

admin

India shkarkon tre oficerë për lëshimin aksidental të raketës në Pakistan

admin

Flori Beqiraj pranon se sulmoi Mrika Nikçin, avokati thotë se ishte nën ndikim të alkoolit

admin