RTV AHIRETI
Kuzhinë

Peshk me domate

peshk-me-domate

Për 6 persona:

* peshk 1.200g.
* 7-8 domate mesatare
* 10 patate mesatare
* vaj, 3/4 e filxhanit të çajit
* l filxhan çaji verë e bardhë
* l limon
* 4 lugë gjelle galetë
* 4-5 thelpinj hudhra
* l lugë gjelle majdanoz
* kripë e piper

Përgatitja:

Pastrohet peshku, pritet në racione (në dy copa për racion) vendoset në pjatë ose tavë dhe i hidhet pak kripë.

Merret tava e përshtatshme për peshq dhe lyhet me vaj. Ndërkohë pritet majdanozi hollë dhe hudhrat, shtohet galeta e bluar dhe përzihen këto së bashku në një pjatë. Një pjesë e kësaj mase hidhet në tavën e lyer me vaj dhe mbi këtë shtresë, vendoset peshku.

Në një tas porcelani hidhet vaji, vera, lëngu i limonit dhe lëngu i domateve. Shtohet kripa, piperi dhe punohen me tel që të bëhet një masë e njëllojtë.

Domateve që kanë mbetur, u hiqet cipa (me ujë të valuar), priten në formë rrethi dhe vendosen mbi racionin e peshkut.

Hidhet mbi peshkun masa e përgatitur me vaj, verë, etj., spërkatet me pjesën tjetër të bukës së bluar dhe vendoset tava në furrë me nxehtësi mesatare për t’u pjekur 20-25 minuta.

Ndërkohë zihen patatet në ujë të valuar me kripë, pastrohen dhe shërbehen me peshkun, i cili pasi të piqet plotësisht vihet në pjatë sipas racioneve ose në pjatë duke i spërkatur patatet dhe peshkun me lëngun e vet.

Duhet patur parasysh që gjatë pjekjes të spërkatet me lëngun e vet.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/

The post Peshk me domate appeared first on Telegrafi.

Related posts

Të gjithë bëjmë gabime kur përgatisim kafe turke dhe ia prishim shijen, por mjafton të aplikoni një truk të thjeshtë

admin

Focaccia italiane: E butë, krokante dhe me rozmarinë aromatike

admin

Akullore me pjepër në shtëpi: Përgatitje e shpejtë për një ëmbëlsirë të shijshme verore

admin