RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Peskov hedh poshtë spekulimet për shëndetin e Putinit

peskov-hedh-poshte-spekulimet-per-shendetin-e-putinit

Kremlini ka hedhur poshtë spekulimet në media që presidenti rus, Vladimir Putin nuk gëzon shëndet të mirë, duke i quajtur këto pretendime si “asgjë tjetër pos lajme të rreme”.

Duke folur para gazetarëve në Moskë më 21 korrik, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se lideri rus 69-vjeçar është në gjendje të mirë, duke shtuar se një kollitje gjatë paraqitjes publike një ditë më parë, ka qenë rezultat i udhëtimit të tij në Iran dhe ekspozimit të gjatë para kondicionerit.

Pavarësisht raportimeve në muajt e fundit që pretendojnë se Putin ka kancer, sëmundjen e Parkinsonit, apo të dyja, ende nuk ka të dhëna se ai është i sëmurë, dhe Kremlini ka thënë vazhdimisht se lideri rus ka shëndet të mirë.

Më 20 korrik, edhe shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara, William Burns, ka thënë se sipas të dhënave që gëzon agjencia, Putin është “i shëndetshëm”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. /rel

Related posts

Rusia pret që Erdogan të ndërmjetësojë bisedimet për paqe me Ukrainën

admin

Disa të vdekur nga të shtënat me armë në qendrën tregtare në Kopenhagë

admin

Ndërtesa 14-katëshe u shemb pas tërmetit, dënohet me 865 vite burg kontraktori i godinës ku humbën jetën 96 persona në Turqi

admin