RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Peter Pellegrini fiton zgjedhjet presidenciale në Sllovaki sipas rezultateve jozyrtare

peter-pellegrini-fiton-zgjedhjet-presidenciale-ne-sllovaki-sipas-rezultateve-jozyrtare

Kryetari i parlamentit sllovak Peter Pellegrini, i mbështetur nga kryeministri Robert Fico, ka fituar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 53,24 për qind të votave, sipas rezultateve jozyrtare, transmeton Anadolu.

Pellegrini, i cili kaloi në raundin e dytë më 24 mars, garoi të shtunën me ish-diplomatin Ivan Korcok për postin e presidentit në vendin me rreth 4,3 milionë votues.

Sipas Zyrës së Statistikave të Sllovakisë, Korcok ka marrë 46,76 për qind të votave, ndërsa pjesëmarrja në votime ka qenë 60 për qind.

Pellegrini është zgjedhur për një mandat pesëvjeçar.

Korcok ka pranuar humbjen dhe e ka uruar Pellegrinin.

Edhe presidentja Zuzana Caputova e ka uruar Pellegrinin për fitoren dhe e ka thirrur në telefon.

Caputova do ta dorëzojë detyrën e saj më 15 qershor.

Related posts

Presidentja greke: Qëndrimi ynë për Kosovën mbetet i pandryshuar

admin

BE-ja: “I burgosuri administrativ” palestinez në grevë urie, Halil Avavde, duhet të lirohet menjëherë

admin

Sekretarja amerikane e Thesarit paralajmëron kompanitë kineze, Yellen: Nëse ofroni mbështetje materiale për luftën e Rusisë, do të përballeni me pasoja të mëdha

admin