RTV AHIRETI
Lajme

Petkoviq me pretendime: Kurti ndaloi dinarin sepse ishim afër një statuti final për Asociacionin

petkoviq-me-pretendime:-kurti-ndaloi-dinarin-sepse-ishim-afer-nje-statuti-final-per-asociacionin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se ndalimi i dinarit, erdhi si pasojë e bisedimeve “që po shkonin në drejtimin e duhur rreth Statutit final të Asociacionit”.

Në pretendimin e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk donte që kjo të merrte epilog.

Bashkimi Evropian erdhi me një draft-Statut të tyre për shkak se Kurti refuzoi atë të Ekipit Menaxhues. Drafti i BE-së ishte bazë e mirë për diskutime…patëm tri takime në nëntor kur ekspertët tonë negociuan me BE-në, dhe besojeni ose jo, takimet ishin të mira. Bëmë hapa para. Por, kur Prishtina pa që gjërat po shkonin në drejtimin e duhur rreth një draft-Statuti final dhe të gjithë gjetën gjuhë të përbashkët, në mënyrë që të ndalojë ato bisedime për statutin final, Kurti mori vendimin e njëanshëm për të ndaluar dinarin”, ka thënë Petkoviq në Tv Pink.

The post Petkoviq me pretendime: Kurti ndaloi dinarin sepse ishim afër një statuti final për Asociacionin first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Sondazhi italian: Të preferuar Shqipëria, Greqia dhe Egjipti

admin

Osmani në Samitin e Pragës: Vetëm të bashkuar mund të përballemi me sfidat

admin

Të afërmit e pengjeve izraelite në Gaza bastisin parlamentin izraelit

rezart morina