RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Petkoviq në Graçanicë për festën e Vidovdanit

petkoviq-ne-gracanice-per-festen-e-vidovdanit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Petar Petkoviq nga Graçanica ka uruar qytetarët serb për festën e Vidovdanit.

Përmes një postimi në Facebook, Petkoviq ka thënë se është bekim i madh për Graçanicën dhe popullin serb, që sot këtu gjendet edhe patriarku serb Porfirije.

“Është një bekim i madh si për Graçanicën ashtu edhe për popullin serb që këtu është patriarku serb Porfirije. Prania e shtetit tonë të Serbisë dhe kishës sonë tregon unitet të mishëruar në vendin tonë të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kishën tonë të udhëhequr nga Patriarku Porfirije. Është shumë i nevojshëm bashkimi dhe forca e popullit tonë në Kosovë”, ka deklaruar Petkoviq.

Ai më tej u ka bërë thirrje qytetarëve serb që të festojnë në mënyrë të qetë, duke shtuar se “provokimet sikurse më parë mund të vijnë nga Prishtina”.

“Provokimet, si herët e mëparshme, mund të vijnë ekskluzivisht nga Prishtina. I bëj thirrje popullit tonë që në mënyrë paqësore dhe dinjitoze ta shënojë Vidovdanin, sepse sot kujtojmë vdekjen e heronjve tanë të mëdhenj që dhanë jetën në mbrojtje të Serbisë dhe Ortodoksisë”, ka shkruar Petkoviq.

Related posts

Rusia nis manovrat ushtarake në detin Baltik, do marrin pjesë rreth 6000 ushtarë dhe 30 luftanije

admin

Presidentja greke shpërndan parlamentin e ri, shpall zgjedhje të reja më 25 qershor

admin

Biden tërhiqet nga gara për president, i ofron mbështetje Kamala Harrisit

Muhamet Ramadani