Koreja e Veriut lëshoi rreth 130 predha artilerie në afërsi të kufirit të saj me Korenë e Jugut, raportoi sot agjencia e lajmeve, Yonhap.
Disa prej predhave ranë në një zonë detare, të cilën të dy vendet e krijuan në vitin 2018 në një përpjekje për të ulur tensionet dypalëshe.
Javët e fundit, tensionet janë rritur për shkak të raketave të Koresë së Veriut, disa prej të cilave kanë nxitur manovra ushtarake të Koresë së Jugut.
Retorika luftarake nga Pheniani është rritur gjithashtu, kohët e fundit.
Disa ekspertë mendojnë se ka të ngjarë që Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë testin e parë të raketës atomike, në më shumë se pesë vjet. /atsh