RTV AHIRETI
Kuzhinë

Pica dietale: Një recetë me brumë shtëpie për të cilën nuk keni nevojë të prisni të bymehet

pica-dietale:-nje-recete-me-brume-shtepie-per-te-cilen-nuk-keni-nevoje-te-prisni-te-bymehet

Përbërësit që vihen në brumin e picës janë kryesisht të yndyrshëm, por me këtë recetë do të mund të përgatisni pjatën tuaj të preferuar edhe gjatë dietës

Përbërësit që vihen në brumin e picës janë kryesisht të yndyrshëm, por me këtë recetë do të mund të përgatisni pjatën tuaj të preferuar edhe gjatë agjërimit.

Mund të “luani” me përbërësit dhe të shtoni perimet tuaja të preferuara, e nëse jeni adhurues i peshkut mund të shtoni edhe ton, transmeton Telegrafi.

Për brumin:

400 g miell,
10 g maja të freskët,
1 lugë çaji sheqer,
1 lugë çaji kripë,
200 ml ujë të vakët,
100 ml vaj.

Për mbushjen:

100 ml keçap,
1 kënaçe ton në copa,
3-4 turshi,
100 g djathë vegjetal të grirë,
▪ origono, sipas shijes.

Përgatitja:

Mund të “lozni” me përbërësit dhe të shtoni perimet që i preferoni, e nëse jeni adhurues i peshkut mund të shtoni edhe ton. Përzieni tharmin me një lugë çaji sheqer dhe një lugë miell në pak ujë të ngrohtë dhe lëreni të bymehet për disa minuta. Siteni miellin, më pas shtoni tharmin e bymyer, ujin e ngrohtë të mbetur, vajin dhe kripën në fund. Gatuani një brumë të butë, lyeni me vaj nga të gjitha anët dhe lëreni të bymehet për afro gjysmë ore.

Brumin e bymyer ngjisheni edhe njëherë dhe përhapeni në formë rrethi (më të madh se tepsia në të cilën do të piqet pica). Lyeni mirë tepsinë e picës, më pas kaloni brumin e përhapur në mënyrë që të kalojë rrethin e tepsisë. Më pas me gishtin e madh dhe me gishtin tregues palosni nga brenda brumin e dalë jashtë rrethit të tepsisë.

Lyejeni bazën e përgatitur me keçap. Largojeni vajin e tepërt nga toni, më pas shpërndajeni mbi keçap. Sipër vendosni kastravecët e prerë në rrathë. Spërkateni gjithçka me djathë vegjetal të grirë dhe rigon sipas dëshirës.

Piqeni picën në furrë të nxehur në 210 gradë për rreth 20-25 minuta. Sipas dëshirës, lyejmë skajet e picës me vaj.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/

The post Pica dietale: Një recetë me brumë shtëpie për të cilën nuk keni nevojë të prisni të bymehet appeared first on Telegrafi.

Related posts

Recetë origjinale për trahana: Kur të provoni këtë çorbë, nuk do të dëshironi më asnjë tjetër!

rezart morina

‘Cordon bleu’: Mish viçi i skuqur i mbushur me djathë dhe proshutë

rezart morina

Patate e pjekur me djathë: Kënaqësi e vërtetë gurmani me të cilën menjëherë do të harroni mishin!

admin