RTV AHIRETI
Kuzhinë

Pite me kungullesha

pite-me-kungullesha

Kjo është një pite e shijshme, që do të kënaqë orekset tuaja

Nevojiten:

– 2 kungullesha të madhësisë mesatare,
– 150 g djathë,
– 3 vezë,
– 2 dl kos,
– 1 filxhan miell gruri,
– 1 filxhan miell misri,
– 1 qese të vogël pluhur për ëmbëlsira,
– ½ e filxhanit vaj,
– një lugë e vogël kripë.

Përgatitja:

Kungulleshat lani dhe bashkë me lëvore grini në rende, shtoni djathin e grimcuar, tri vezët e tundura, kosin dhe vajin.

Në fund përzieni miellin e grurit dhe miellin e misrit bashkë me pluhurin për ëmbëlsira.

Qitni kripë sipas shijes. Tepsinë lyeni me vaj dhe nxeheni në furrë.

Qitni tretjen, dhe piqeni në 200 gradë celsius.

Derisa pitja të marrë ngjyrë të gështenjtë.

Shërbejeni me ko, transmeton Telegrafi.

The post Pite me kungullesha appeared first on Telegrafi.

Related posts

Receta origjinale e gjysheve tona për gurabijet: E lirë, e shpejtë dhe e lehtë

rezart morina

Provoni versionin e pjekur të patateve dhe do të harroni mishin në pjatë

rezart morina

Receta e vjetër për Rahat-llokume: Gatuhen për 15 minuta!

admin6