RTV AHIRETI
Kuzhinë

Receta e vjetër për Rahat-llokume: Gatuhen për 15 minuta!

receta-e-vjeter-per-rahat-llokume:-gatuhen-per-15-minuta!

Është shumë e lehtë të përgatitet ky desert i vjetër të cilin gjyshet tona e kanë adhuruar

Nuk ka asgjë më bukur se rahat-llokumi shtëpiak i cili shkrihet në gojë.

Nevojiten:

– 380 ml ujë;
– 300 g sheqer;
– 250 ml lëng portokalli;
– 140 g nisheste;
– 3 lugë lëng limoni, për t’i qitur sipër;
– 3 lugë nisheste;
– 1 lugë sheqer.

Përgatitja:

Përzieni ujin, lëngun e portokallit dhe sheqerin dhe shtoni nishestenë.

Të gjitha qitni në pllakë shporeti dhe vazhdimisht përzieni derisa të gjitha të dendësohen në formë pudingu.

Masën hiqeni nga pllaka dhe shtoni 3 lugë lëng limoni dhe të gjitha përzieni mirë. Pastaj qitni në një tepsi rezistuese ndaj zjarrit dhe lini të ftohen.

Kur të ftohen, pritni në kube dhe rrotulloni çdo kub në kombinimin e amidonit dhe sheqerit.

Shijojini, – transmeton Telegrafi.

The post Receta e vjetër për Rahat-llokume: Gatuhen për 15 minuta! appeared first on Telegrafi.

Related posts

Truket me të cilat do të përgatisni gjithmonë salcë të përsosur për shpageta

admin6

Muskuj viçi me kërpudha dhe perime, gatuar në enë dheu në furrë

admin

Kremoze dhe e përsosur: Tortë me kokos me dredhëza

admin