Zyrtarë të nivelit të lartë nga 78 vende do të marrin pjesë sot në inaugurimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.
Në ceremoninë e inaugurimit në Kompleksin Presidencial do të marrin pjesë 21 krerë shtetesh, 13 kryeministra, përfaqësues të nivelit parlamentar dhe ministror, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, përfshirë Organizatën e Shteteve Turke (OTS), NATO-n dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islam (OIC).
Erdoğan do të bëjë betimin në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM) në orën 14:00 me orën lokale dhe do të fillojë mandatin e tij të ri. Ai do të marrë mandatin nga Kryetari i Përkohshëm i Asamblesë së Madhe Kombëtar, Devlet Bahçeli.
Pas ceremonisë, Erdoğan do të vizitojë Anıtkabirin në orën 15:00 dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit në Kompleksin Presidencial në orën 17:00.
Erdoğan do të presë mysafirët në një darkë në Pallatin Çankaya rreth orës 19:00 me kohën lokale.
Ai pritet të shpallë kabinetin e tij pas darkës.
Erdoğan fitoi balotazhin presidencial të dielën e kaluar me 52,18 për qind të votave. Kandidati i opozitës Kemal Kılıçdaroğlu mori 47,82 për qind, sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga Këshilli Suprem Zgjedhor i vendit.