RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pjetër Shalës i vazhdohet masa e paraburgimit

pjeter-shales-i-vazhdohet-masa-e-paraburgimit

Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, ka marrë vendim, me anë të së cilit, Pjetër Shalës ia ka vazhduar masën e paraburgimit.

Trupi gjykues ka arritur në konkludim se ekzistojnë arsye që rreziku i pengimit të ecurisë së procedurave të Dhomave të Specializuara dhe rreziku i kryerjes së krimeve të mëtejshme, vazhdon të ekzistojë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë̈ artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë

Related posts

Rrëfimi i babait të Granit Plavës: Nëse Graniti e ka vrarë Liridonën, ai është i vdekur për mua

admin

Binjakët më të vjetër të bashkuar në botë, Lori dhe George Schappell, vdesin në moshën 62-vjeçare

admin

Tre të vrarë në sulmet e Izraelit gjatë natës në Liban

Hevzi