RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Kosova në “Ditë Zie” për nder të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

kosova-ne-“dite-zie”-per-nder-te-viktimave-te-termetit-ne-turqi-dhe-siri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë vendim që dita e sotme të jetë ditë zie në Kosovë, si shenjë nderimi ndaj viktimave që humbën jetën nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Osmani ka thënë se përballë tragjedive të tilla duhet qëndruar pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje.

“Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, të cilët lanë mijëra të vdekur e të lënduar. Teksa kujtojmë viktimat, nderojmë trimërinë dhe qëndresën e atyre që po bëjnë të pamundurën për shpëtimin e çdo jete nën rrënoja. Fuqia shkatërruese e këtij tërmeti ka tronditur zemrat e gjithsecilit, porse mbështetja ndaj njëri- tjetrit në këto ditë tmerri ngjallë shpresën dhe besimin se jeta do të triumfojë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Më shumë se 7 mijë viktima janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri, ndërkaq mijëra të tjerë janë akoma nën rrënoja.

Related posts

Pas babait, vdes edhe 20-vjeçari që u plagos para disa muajsh në Pejë

admin

Krishtlindje nën komunizëm, kleriku katolik: Me gatime nga muslimanët!

admin

Dialogu “i vdekur” deri pas zgjedhjeve në BE dhe SHBA

admin