Gjashtë persona janë arrestuar në Gjilan, në mesin e tyre një i mitur, pasi kishin sulmuar fizikisht dhe më pas plagosur me armë zjarri një roje pylli.
Rasti ka ndodhur në fshatin Gadish të Gjilanit të dielën ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovar (njëri nga ta i mitur) pasi të njëjtit fillimisht kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (roje pylli) e më pas njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të viktimës. Si pasojë viktima është plagosur në këmbë”, thuhet në raportin 24 – orësh të PK-së, përcjell teve1.info
I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se në veturën e të dyshuarave është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.