RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Plagoset një polic në një grabitje të armatosur në Suharekë

plagoset-nje-polic-ne-nje-grabitje-te-armatosur-ne-suhareke

Një zyrtar policor është plagosur sot pasdite, pas një grabitjeje të armatosur nga katër persona në një argjendari në Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi bën të ditur për Teve1.info se zyrtari policor është jashtë rrezikut për jetë.

Teksa theksoi se të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

“Sot rreth orës 15:45 është marrë informatë se në Suharekë në një argjendari është një grabitje me armë në zhvillim e sipër. Patrullat policore të stacionit të policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në ngjarje. Rreth orës 16:03 kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.

Related posts

Krasniqi thotë se marrëveshja e mbrëmshme është dështim i madh politik e kombëtar

admin

Një tjetër vend musliman refuzon anijen e turpit

admin

Kancelari Olaf Scholz: Emigrantët, të domosdoshëm për tregun gjerman të punës, por duhet të zvogëlohen shifrat e atyre që janë të parregullt

admin