RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Për t’u mbajtur zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje ndër-shtetërore

kurti:-per-t’u-mbajtur-zgjedhjet-e-serbise-ne-kosove,-duhet-te-kete-nje-marreveshje-nder-shteterore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi dje një takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Temë në këtë diskutim ishin edhe zgjedhjet që do të mbahen në Serbi më 17 dhjetor, transmeton lajmi.net.

Kryeministri Kurti tha se për t’u zhvilluar këto zgjedhje në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje ndër-shtetërore me Serbinë.

“U diskutua edhe rreth temave tjera aktuale. Sa i përket kërkesës së Serbisë për mbajtje të zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti theksoi se siç ka njoftuar shefin e OSBE-së në përgjigjen e 17 nëntorit, për këtë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”, ka thënë Kurti.

Related posts

Abbas paralajmëron “katastrofë humanitare” nëse Izraeli pushton Rafahun

Muhamet Ramadani

Inkursioni i Ukrainës/ Rusia po ridislokon trupa nga tre zona të vijës së frontit në Kursk

admin

Kina në alarm të kuq për shkak të thatësirës dhe rritjes së temperaturave

admin