RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Plagosi gruan e djalin dhe s’iu dorëzua policisë, RENEA ekzekuton 62-vjeçarin në Maliq

plagosi-gruan-e-djalin-dhe-s’iu-dorezua-policise,-renea-ekzekuton-62-vjecarin-ne-maliq

Ramiz Muçllari i armatosur u mbyll në banesën ku jetonte, ku mbrëmjen e kaluar tentoi të vriste gruan dhe djalin e tij.

62-vjeçari hap zjarr ndaj policisë që mbërriti në vendngjarje. Përgjatë natës, e gjithë zona në fshatin Qesarakë të Shqipërisë u izolua. Me ardhjen e forcave të RENEA-s, autori vazhdoi të hapte zjarr, duke qëlluar me një mitraloz të lehtë.

Këtë mëngjes Forcat Speciale “Renea” hynë deri në katin e dytë të banesës së Ramiz Muçollarit, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës. Policia njofton se pas më shumë se një orë shkëmbime zjarri, 62-vjeçari është ekzekutuar.

Mbrëmjen e kaluar, autori ka tentuar të vrasë gruan dhe djalin e tij. Ai ka qëlluar me thikë bashkëshorten dhe ka tentuar të mbysë djalin.

Pëllumbesha Muçllari dhe djali Kamber Muçllari, aktualisht ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autori vuante nga probleme të shëndetit mendor. Dje, ai ka qenë për vizitë në spitalin psikiatrik, por nuk është shtruar në spital dhe pasi është kthyer në shtëpi, ka nisur konfliktin me familjarët. /tch/

Related posts

Diplomimi i gjeneratës së 60-të të kadetëve, Kurti: Në 25-vjetorin e themelimit sot i shtohen edhe 448 policë të rinj

RTI

Raportuesi i BE-së: Skandali i përgjimit grek më i madh se Watergate

admin

Akar: Ushtarët turq që nga momenti i parë ishin pranë viktimave të tërmetit

admin