RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Plagosja e gruas në Fushë Kosovë, nga QKUK thonë se gjendja është stabile

plagosja-e-gruas-ne-fushe-kosove,-nga-qkuk-thone-se-gjendja-eshte-stabile

Një grua është plagosur me armë zjarri në Bresje të Fushë Kosovës, mëngjesin e sotëm. Ajo u dërgua me urgjencë në Qendren Emergjente të QKUK-së.

Në lidhje me këtë rast, teve1.info ka kontaktuar drejtorin e Emergjencës në Qendrën Klinike universitare të Kosovës, Naser Syla.

Syla tha se për momentin gjendja e gruas është stabile.

“Gjendja është stabile. Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, në observim është hala në Qendrën Emergjente edhe pak vendoset në klinikën përkatëse”, tha Syla për teve1.info.

E sipas burimeve të Tëvë1, i dyshuari për plagojsen e gruas dy ditë më parë ka qenë i arrestuar për dhunë në familje dhe i njëjti ka qëndruar vetëm 48 orë në paraburgim.

Lajmin për plagosjen e gruas, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, derisa bëri të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo

Related posts

“Europa në një epokë të paraluftës”- Kryeministri polak: Nuk po e ekzagjeroj! Gjëja më shqetësuese për momentin është…

admin

Osmani takon Papë Françeskun

admin

Izraeli paraqet kërkesë në OKB për mbylljen e UNRWA-së

RTI