Bashkimi Evropian me anë të një deklarate ka reaguar për plagosjen e dyfishtë dje në Shtërpcë.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një postim në Tëitter, ka thënë se Bashkimi Evropian e dënon plagosjen e fëmiut dhe të riut në Kosovë.
Ai shton se autoritetet duhet të hetojnë rastin dhe drejtësia të vendoset në vend.
“BE me vendosmëri dënon plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të vendoset. I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano.