Rasti i plagosjes së dy serbëve në Shtërpcë ka nxitur daljen në rrugë të bashkëkombasve të tyre në Gotovushë të kësaj komune.
Ata janë mbledhur në numër të madhe duke vendosur goma në formë të barrikadave në rrugë.
Siç shihet edhe nga fotografitë, protestuesit ua kanë vënë flakën gomave.
Aty janë edhe Policia e Kosovës.
Banorët kanë kërkuar që në atë pjesë të ketë prezencë më të madhe të KFOR-it.