RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shkon në 230 numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Indi

shkon-ne-230-numri-i-te-vdekurve-nga-aksidenti-hekurudhor-ne-indi

Të paktën 230 persona humbën jetën dhe 900 u plagosën kur dy trena pasagjerësh u përplasën në Odisha të Indisë të premten, sipas zyrtarëve të shtetit lindor të vendit, në aksidentin hekurudhor më vdekjeprurës të Indisë në më shumë se një dekadë.

Sipas zyrtarëve, numri i të vdekurve pritet të rritet. Sudhanshu Sarangi, drejtori i përgjithshëm i departamentit të zjarrfikësve në Odisha, i tha agjencisë Reuters se deri tani ishin gjetur 230 trupa.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin ekipet e shpëtimit duke kërkuar në rrënojat e shkatërruara të një prej trenave për të gjetur të mbijetuarit.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregonin mbërritjen e ambulancave dhe njerëz që nxirrshin nga vagonat e trenit të përmbysur.

Qindra të rinj zunë radhë para një spitali shtetëror në Soro të Odishës për të dhuruar gjak. Ekipet e shpëtimit janë mobilizuar në gjithë vendin, tha ministri federal për Hekurudhat Ashwini Vaishnaw në një postim në Twitter të premten vonë.

Përplasja ndodhi rreth orës 19:00 sipas orës lokale kur një tren ekspres që udhëtonte nga Bangalore në Howrah të Bengalit Perëndimor, doli nga shinat dhe u përplas me Coromandel Express, që udhëtonte nga Kalkuta në Chennai, thanë zyrtarët e hekurudhave.

Kryeministri i Odishas, Naveen Patnaik tha se përparësia e autoriteteve ishte “dërgimi i të mbijetuarve në spitale”.

Kryeministri Narendra Modi tha në një postim në Twitter se operacionet e shpëtimit po vazhdonin dhe se të prekurve po u jepej “e gjithë ndihma e mundshme”. /voa

Related posts

Vengu në Sarajevë: Shqipëria do të jetë kudo ku BE dhe NATO operojnë për të garantuar paqen dhe stabilitetin

Muhamet Ramadani

Policia alarmon për mashtrime me SMS në Ferizaj, qytetarët të kenë kujdes me linkat e dyshimtë

RTI

Ministri i Kulturës i Turqisë hapi xhamitë e restauruara në Kosovë

admin