Policia e Kosovës ka identifikuar dy shoferë të cilët kanë qenë duke bërë gara mes vetë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, të njëjtit duke bërë gara shpejtësie me vetura , kanë penguar dhe rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve u është shqiptuar gjoba prej 400 euro, 4 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë muajsh.
“Kundërvajtësit janë hasur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor. Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muajsh”, thuhet në komunikatë.